Tifozat Kuqezi paralajmërojnë Spanjën: Sabiti është gati (FOTO)

Tifozët Kuqezi janë gati për sfidën Shqipëri – Spanjë, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Sport

06/10/2017 18:39

Tifogrupi Tifozët Kuqezi (TKZ) janë bërë 14 vjeç nga themelimi tashmë dhe janë një ndër grupet më të zjarrta pranë Kombëtares shqiptare në të gjitha stadiumet, brenda apo jashtë, ku djelmoshat shqiptarë kanë luajtur.

Bashkë me ta ka udhëtuar edhe “Sabiti”.

“Sabiti” është një shqiptar me plis, muskuj, sy të zgurdulluar, vetulla të trasha, rebel dhe i egër, i cili po ia merr shpirtin një topi futbolli duke e grisur atë me shtrëngim.

Bëhet fjalë pikërisht për logon e Tifozëve Kuqezi, të cilët e kanë shëtitur “Sabitin” kudo ku kanë shkuar vetë.

“Sabiti”” është personazhi imagjinar i ilustruar nga Edon Muhaxheri disa vite më parë dhe shumë shpejt u kthye në tifozin numër një të Kombëtares, shkruan Albeu.

“Si çdo i ri në moshën time edhe unë isha i fiksuar pas fituesit. Ideja e ilustrimit të një shqiptari muskulor të madh dhe shumë krenar ashtu siç edhe përshkruhej në këngët kreshnike më shtyri që ta realizoj atë. Shumë shpejt “Sabiti” u bë një legjendë në veti duke arritur që ende pa i mbushur 10 vite të udhëtoj pa pasaportë e biletë në shumë qytete të botës”, shpjegoi për personazhin e tij Edoni.

Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë do të luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes