Tifozat Kuq e Zi rikthehen në stadiumet shqiptare me një mesazh të fortë

Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen Shqipëri – Izrael shënojnë rikthimin në stadiumet shqiptare, pas përplasjeve që patën me Federatën dhe Policinë, pas masave të rrepta që ushtroheshin ndaj tyre në stadiumet brenda vendit.

Sport

07/09/2018 21:39

Ata kanë vendosur të bëjnë paqe dhe të rikthehen në stadiume për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare.

Në momentin e këndimit të himneve, TKZ shpalosën edhe një banderolë të madhe, ku paraqitej logo e Besëlidhjes së Lezhës në historinë shqiptare, e vitit 1444, dhe shoqëruar me shkrimin: “Bashkimi bën fuqinë.”