Tifozat Kuq e Zi me këngë të re për Kombëtaren (Video)

“Tifozat Kuq e Zi” kanë zbuluar një këngë të re me të cilën do ta mbështesin Kombëtaren Shqiptare, duke filluar nga dueli i radhës kundër Armenisë, të dielën.

Sport

25/03/2015 13:53

“Tifozat Kuq e Zi” ka krijuar një këngë të re në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.

E atë për herë të parë do ta kemi mundësinë ta dëgjojmë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Armenisë, në Elbasan Arena të dielën.

“Njoftim për të gjithë Tribunën C2. Të dielën duhet ta këndojmë të gjithë! Dëgjojeni disa herë pasi teksti është i lehtë ‪#‎jemiGATI”, shkruan në njoftimin e tyre.

Teksti i këngës:

“Një komb një flamur
E një mëmëdhe
Luftoni shqiponja
Fitoni për ne”.

VIDEO: https://www.facebook.com/video.php?v=824816367580788&__mref=message_bubble