Tifozat Kuq e Zi, Lorik Canës: Na fal kapiten, faleminderit për gjithçka!

Tifozat Kuqezi i kanë kërkuar falje kapitenit legjendar të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, që sonte nuk do të jenë në ‘Loro Boriçi’ për t’i dhënë lamtumirën në ceremoninë e organizuar për të.

Sport

09/10/2017 17:57

Lorik Cana sonte në përballjen Shqipëri – Itali, do të ketë ceremoninë lamtumirëse nga kombëtarja, për të cilën sakrifikoi gjithçka.

E në këtë ndeshje, do të mungojnë Tifozat Kuqezi, të cilët që një kohë të gjatë po e bojkotojnë kombëtaren në ndeshjet si vendas.

Ata përmes një reagimi, i kanë kërkuar falje Lorik Canës për mos prezencën e tyre, por i bëjnë të ditur se gjithmonë do të mbetet kapiteni i tyre.

Reagimi i Tifozave Kuqezi

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!/Lajmi.net/