T’i ikësh vdekjes në Ferrari (Video)

Ishte thjeshtë një vozitje testuese, por për pak sa nuk përfundoi tragjikisht.

Auto & Tek

17/06/2015 14:04

Ky djalosh ishte me të vërtetë shumë me fat që shpëtoi i gjallë në këtë vozitje testuese të veturës Ferrari.

Ai u mahnit në fillim kur morri timonin e veturës F-430, por përderisa po ‘fluturonte’ me të përgjatë një mali, ai morri një befasi të vogël në anën tjetër të rrugës sapo tejkaloi një veturë, transmeton Lajmi.net.

E çuditshme në tërë këtë ngjarje është reagimi i tij në këtë rast. Vozitësi normal u shokua për atë çfarë ndodhi, por pasagjeri duket se u mahnit me reagimin e tij të shpejtë.

Në fakt, njëri prej pasagjerëve e lavdëron atë për ‘ikjen’ e pabesueshme nga vdekja.