Ti e di cilës shenjë të horoskopit i takon, ne i dimë shprehitë e tmerrshme tuaja në dashuri – Lajmi.net
Ti e di cilës shenjë të horoskopit i takon, ne i dimë shprehitë e tmerrshme tuaja në dashuri
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 7:59, 7 August 2017
Astrologët dinë pikën e dobët dhe të metën e se cilët, shikoni se cila e metë është juaja.

Në vend që të fajësoni faktorë të shumtë të tjerë për shprehitë tuaja të këqija në dashuri, thjesht të gjitha ia vishni shenjës suaj të horoskopit.

Disa prej nesh janë të vetëdijshëm, ndërsa disa nuk vërejnë që veprojnë keq.

Mësoni se si astrologjia i sheh shprehitë tuaja të këqija në dashuri, transmeton Telegrafi.

Dashi
Ik sapo t’ju duket monotoni apo kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës suaj. Natyrisht ky fare nuk është faji yt, por i të gjithë personave të lindur në këtë shenjë.

Demi
Kur gjen partnerin mjaft stabil me të cilin ndihesh rehat, dëshiron të kalosh në gjendje hibernacioni dhe atje të qëndrosh përgjithmonë. Ju ndiheni rehat, ndërkaq partneri juaj me siguri ndien monotoni.

Binjakët
Saboton çdo lidhje tuajën madje edhe kur çdo gjë është në rregull. Askush nuk e di përse është kështu, ndoshta për shkak se në vete ke binjakun e keq i cili me qëllim bën probleme.

Gaforrja
Të nevojitet kujdesi dhe dikush që do të të mbulojë me komplimente, dhe, nga ana tjetër, të nevojitet kohë për veten dhe dëshiron që të gjithë të të lënë të qetë. Natyrisht, të gjitha këto i dëshiron përnjëherë, gjë që i është mjaft irrituese çdokujt që ka punë me ty.

Luani
Jo vetëm që mendon që idetë tuaja janë më të mirat në botë, por akoma edhe keni nevojë t’i urdhëroni të tjerët, duke menduar që thjesht nuk ekziston opsioni më i mirë nga ai i cili ty të pëlqen.

Virgjëresha
E meta jote më e madhe është përsosmëria, ndërkaq ti e konsideron virtyt. Theksimi i gjërave të cilat nuk i pëlqejnë partnerit nuk është vetëm pasion yti i dorës së dytë, por qëndrim yti.

Peshorja
Afërsia dhe komunikimi juaj janë karaktere aq të theksuara sa që ndonjëherë harron personin me të cilin je në lidhje.

Akrepi
Ti mendon që partnerit i jep përparësi dhe dashuri të pakusht, pra pikërisht je vetëm shumë posesive, xheloze dhe shpesh agresive. Thotë horoskopi, jo ne.

Shigjetari
Gjithanshmëria të tërheq në të gjitha anët, për ç’shkak lënia pas dore e partnerit nuk të është dukuri e huaja. Natyrisht ti fare nuk e vëren problemin që merresh vetëm me gjërat të cilat në atë moment të interesojnë.

Bricjapi
Bricjapët përpiqen t’i arrijnë qëllimet e tyre, mirëpo shumë shpesh harrojnë të qetësohen, andajedhe tregojnë mosmirëkuptim ndaj partnerit i cili ndonjëherë vetëm dëshiron të kënaqet me jetën.

Ujori
Adhuron të joshësh njerëzit dhe t’i detyrosh që të dashurohen me ty, madje edhe nëse nuk ke kurrfarë qëllimi të jesh më shumë se mik. Nuk kemi nevojë të arsyetohemi për çka kjo gjë nuk është edhe aq e mirë, apo jo? P

Peshqit
Dashurinë e ndan me të gjithë, mirëpo kur është fjala për grindjet, më me dëshirë dëshiron të tërhiqesh dhe të presësh që gjërat të zgjidhen vetvetiu. Për këtë shkak dukesh goxha shumë monotone në lidhje – nuk mund të jetë çdo gjë e mrekullueshme dhe plot lule.

Fjalët kyçe: Dashuri, shenje horoskopi, shprehi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion