Thyhen rregullat e natyrës: Miu mposhtë gjarpërin në dyluftim (Video)

Një mi në Kinë ka thyer ligjet e natyrës duke kafshuar dhe duke mbytur një gjarpër.

Fun

04/07/2018 11:21

Sigurisht, është e ditur se zakonisht gjarprinjtë gjithmonë janë ata që sulmojnë, mbysin dhe gëlltisin minjtë, por jo edhe kësaj radhe kur banorët e fshatit kanë mbetur të shokuar, transmeton lajmi.net

Gjarpri afër 2 metra ka humbur betejën e tij me miun por të gjithë në rrjetet sociale pasi është shpërndarë video kanë pyetur se pse ky gjarpër dorëzohet kaq lehtë kundër miut.

Gjarpri mund të ketë qenë i sëmurë ose i lënduar nga ndonjë betejë e mëhershme dhe për këtë arsye ka ndodhur diçka e tillë./Lajmi.net/