Thyejnë shtëpinë e një familjari të Bin Ladenit, por ja çfarë ndodhi

Një grup hajnash kanë thyer një banesë në Paris, që ka dalur të jetë e një familjari të Bin Ladenit, por janë larguar duar bosh, transmeton RTL.

Fun

19/02/2017 22:50

Incidenti ka ndodhur gjatë javës së kaluar, pasi hajnat kishin hyrë në një apartament 200m2 nga kulmi , transmeton portali arbresh.info.

Por, asgjë nuk shkoi si dëshironin ata, sepse apartamenti ku kishin hyrë ata ishte bosh.

Nëse pronarët e banesës janë të lidhur me ish-liderin e organizatës terroristë al-Kaeda, mbetet i panjohur, por policia ka deklaruar se ka filluar hetimet.

Bin Laden u vra në maj të vitit 2011, në periferi të qytetit pakistanez të Abbottabad, gjatë një operacioni ushtarak nga forcat speciale amerikane./Arbresh.info