Thurja me gjilpërë e zvogëlon depresionin, ankthin dhe dhimbjen kronike

Nuk ka ndonjë mënyrë të saktë për t’i trajtuar problemet e shëndetit mendor.

Lifestyle

16/03/2018 18:37

Ajo çfarë funksionon për një person nuk funksionon për tjetrin.

Prandaj kur studimet deklarojnë se diçka e caktuar mund të funksionojë në zvogëlimin e depresionit dhe ankthit, sigurohuni ta kuptoni se jo çdo gjë funksionon për të gjithë.

Në vend të kësaj, konsiderojeni si diçka që mund të ndihmojë, dhe që ia vlen të provohet!

Duke pasur këtë parasysh, ndoshta është koha të mendoni pak për thurjen me gjilpëra – po pra, hobin të cilin e kanë praktikuar nënat e gjyshet tona.

Studimet e reja thonë se thurja me gjilpëra mund ta zvogëlojë ankthin, depresionin, ta ngadalësojnë fillimin e demencës, ta lehtësojnë dhimbjen kronike dhe në përgjithësi e bën popullsinë më të lumtur e më të shëndetshme.

Plus, nga ky hobi ju mund t’ia krijoni vetes një shall të mirë.

Hulumtuesit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit tregojnë se adhuruesit e thurjes me gjilpërë kanë puls më të vogël të zemrës dhe shtypje më të ulët të gjakut, ndërkaq klinika Mayo sugjeron se ata të cilët thurin me gjilpërë janë deri në 50% më pak të prirë të vuajnë nga sëmundjet e ndryshme mendore.