Thumbimi qesharak që ia kishte bërë Mourinho Cityt, tani vlen për Unitedin e tij

“Ju mund të blini top-lojtarë, por nuk mund të blini klas”.

Sport

20/08/2018 14:21

Kjo është përgjigjja e Jose Mourinhos, kur ishte pyetur për dokumentarin e klubit të Manchester Cityt, përcjellë “Lajmi.net”.

Mirëpo, mediat angleze ia kanë kthyer bumerang këtë përgjigje Mourinhos, duke shkruar se kjo thënie i përshtatet tani Manchester Unitedit të tij.

Portugezi ka blerë shumë top-futbollistë, por po dështon të krijojë një lojë klasi në “Old Trafford”.

“Djajtë” pësuan humbjen e parë sezonale në Premierligë dje duke u mposhtur nga Brighton, 3:2.

Paraqitja e ekipit të Mourinhos në fushë ishte shumë, shumë, shumë e dobët. /Lajmi.net/