Thotë “kolaps”… dhe bie në tokë (Video)

Gazetares Valeria Collevecchio, korrespondente e TG3 në Catania për të ndjekur zbarkimi e emigrantëve, i ka rënë të fikët gjatë lajmeve të orës 19.00 teksa ishte në lidhje direkte nga porti. Regjia ndërpreu menjëherë lidhjen duke u kthyer në studio.

Fun

17/08/2015 16:44

Fatmirësisht, asnjë pasojë për gazetaren. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, sipas redaksisë së TG3, gazetarja e mori shpejt veten. Por një kuriozitet: fjala e fundit që u shqiptua nga gazetarja ishte “kolaps”, duke iu referuar qendrave të pritjes së ishullit. /TopChannel

YouTube player