Thompson vendos rekord në NBA, në triumfin e Golden State ndaj Lakers

Golden State Warriros kanë shkëlqyer në fitoren kundër Los Angeles Lakers, duke triumfuar me rezultatin 111:130.

Sport

22/01/2019 16:45

Lakers në këtë ndeshje u paraqiten pa tre lojtarët kryesorë të skuadrës, LeBron James, Rajon Rondo dhe Lonzo Ball.

Këtë më së miri e shfrytëzuan kundërshtarët, të cilët nuk i dhanë asnjë mundësi skuadrës nga Los Angeles, shkruan lajmi.net.

E këtë ndeshje në maksimum e shijoi Klay Thompson, i cili ishte “në flakë” gjatë gjithë ndeshjes, ku edhe vendosi rekord.

Ai shënoi plot 44 pikë, duke shënuar 10 gjuajtjet e para nga distanca për tri pikë, pa gabuar asnjëherë.

Kampionët në fuqi tashmë nga 47 ndeshje të luajtura, kanë shënuar 33 fitore dhe kanë pësuar 14 humbje. /Lajmi.net/