Thohirit nuk i pëlqen Evra

Patrice Evra nuk do të transferohet në Inter. Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me kampionin në fuqi të Premierligës. Mirëpo, për dallim prej spekulimeve të kohës së fundit, ai nuk do të jetë anëtar i ri i Nerazzurrëve, njësoj si bashkëlojtari i tij Nemanja Vidiç, i…

Sport

28/03/2014 22:00

Patrice Evra nuk do të transferohet në Inter. Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me kampionin në fuqi të Premierligës.

Mirëpo, për dallim prej spekulimeve të kohës së fundit, ai nuk do të jetë anëtar i ri i Nerazzurrëve, njësoj si bashkëlojtari i tij Nemanja Vidiç, i cili tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin nga Giuseppe Meazza.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, pronari i ri i Interit, Erick Thohir është shprehur kundër angazhimit të mbrojtësit francez.

Biznesmeni nga Indonezia nuk dyshon në kualitetet e Evras mirëpo kundërshton transferimin e tij për shkak të moshës së tij, 32-vjeç.

Thohir, vazhdimisht gjatë këtij sezoni ka paralajmëruar se planifikon të sjell përforcime në Inter, por duke llogaritur edhe moshën e futbollistëve në fjalë, për të krijuar një bazë të suksesshme për të ardhmen e ekipit.