Thohir shikon ndeshjen Chelsea-PSG

Presidenti i ri i Interit, Erick Thohir ka udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur ndeshjen mes Chelseas dhe Paris Saint-Germain në Stamford Bridge, duel i kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Sipas Mediaset, biznesmeni nga Indonezia ka udhëtuar drejt Anglisë për të ‘ndezur’ kontaktet me drejtuesit e Chelseas për një numër futbollistësh të gjigantit…

Sport

08/04/2014 18:38

Presidenti i ri i Interit, Erick Thohir ka udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur ndeshjen mes Chelseas dhe Paris Saint-Germain në Stamford Bridge, duel i kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Mediaset, biznesmeni nga Indonezia ka udhëtuar drejt Anglisë për të ‘ndezur’ kontaktet me drejtuesit e Chelseas për një numër futbollistësh të gjigantit londinez, që kërkohen nga Nerazzurrët.

Sulmuesi Fernando Torres dhe mesfushori John Obi Mikel spekulohet se janë futbollistët që i interesojnë Interit. Thohir është në Londër i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Marco Fassone.

A do të ketë takime konkrete për transferimin e futbollistëve në fjalë? Këtë do ta mësojmë me kohë.