Thohir premton përforcime

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka insistuar se do të sjellë përforcime të tjera në fund të këtij sezoni derisa synon të rinovojë ekipin. Gjiganti milanez siguroi shërbimet e mesfushorit Hernanes nga Lazio, gjatë afatit kalimtar të janarit, kurse të mërkurën njoftoi se do të transferojë qendërmbrojtësin Nemanja Vidic si futbollist i lirë nga Manchester…

Sport

06/03/2014 13:30

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka insistuar se do të sjellë përforcime të tjera në fund të këtij sezoni derisa synon të rinovojë ekipin.

Gjiganti milanez siguroi shërbimet e mesfushorit Hernanes nga Lazio, gjatë afatit kalimtar të janarit, kurse të mërkurën njoftoi se do të transferojë qendërmbrojtësin Nemanja Vidic si futbollist i lirë nga Manchester United në fund të sezonit.

Mirëpo, Thohir i ka premtuar përforcime të tjera tifozëve të Interit me ardhjen e futbollistëve të tjerë për edicionin e ri.

Ne mund të shtojmë futbollistë të tjerë për sezonin e ardhshëm. Ne jemi duke krijuar një ekip për vitet e ardhshme”, deklaroi Thohir për uebfaqen zyrtare të Interit.

“Derisa me Hernanesin mendoj se kemi siguruar një lider në mesfushë, Vidic është lider në mbrojtje. Mendoj se duhet të krijojmë stabilitet në ekip, por sezonin e ardhshëm mesatarja e moshës së ekipit duhet të jetë 26.5 vjeç. Gjëja më e rëndësishme është ajo që vazhdimisht e them, balancimi i moshës dhe balancimi i reparteve”.

Inter është i pesti në Serie A me 41 pikë nga 26 ndeshje.