Thjerrëza të posaçme që vihen gjatë natës, për të përmirësuar shikimin

Janë prodhuar në palë thjerrëza speciale, të dizajnuara për të riformësuar lakesën e syrit.

Lifestyle

30/05/2017 08:26

Këto thjerrëza që përdoren si “proteza”, vihen në sy para gjumit, për të fjetur me to, transmeton Telegrafi.

Me anë të këtyre thjerrëzave, përmirësohet shikimi tek fëmijët që kanë problem të parit afër.

Përshkrimi i këtyre thjerrëzave, që është botuar në zhurnalin Oftalmologjia e Avancuar dhe Sistemi Vizual, tregon se këto thjerrëza kryejnë efekt të përkryer në shërimin e syrit.

Deri më tani, këto thjerrëza kanë qenë në dispozicion për të rritur, ndërsa po bëhen përpjekje, që të krijohen edhe për fëmijë.

Sipas përdoruesve, vetëm një natë pasi i kanë mbajtur këto thjerrëza, shikimi tyre është përmirësuar dukshëm.