Thirrje Lexhendare për Studentë

Visar Arifaj i Partisë së Fortë ironizon thellë me gjendjen e krijuar në UP. Porosit studentët të mos protestojnë të premten, por t'i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara për të doktoruar pa shumë mund.

Lajme

23/01/2014 22:23

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë ftuar të protestojnë të premten kundër drejtuesve të këtij institucioni të lartë arsimor.

Të ftuar nga organizatat që përfaqësojnë studentët, ata do të kërkojnë dorëheqjen e Rektorit të këtij Universiteti Publik, Ibrahim Gashi,  për shkak të aferës së fundit të publikimit të punimeve shkencore në revista të rreme shkencore jashtë vendit.

Por, Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, u bën thirrje atyre të mos protestojnë.

Për të mirën e tyre.

“Sipas burimeve te sigurta të Partisë, nesër n’13:30 para Rektoratit ka protesta. Duhet t’i ndalojmë me çdo kusht… edhe me pjesëmarrje nëse është nevoja!”

“Studentë të nderuar, ju lus të mos protestoni. Me praktikat ekzistuese të UP’së, edhe ju do të mund të doktoroni pa shumë mund. Mendoni pak”, ka thënë Visar Arifaj.