Thirrja e Ramush Haradinajt: Vëllezër deputetë, mos e votoni demarkacionin (Video)

“Kam edhe një thirrje, krejt vëllazërore, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie politike e partiake, përpara votimit në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar Haradinaj, derisa ka shpërndarë edhe një vide që e kishte publikuar në ditën kur ka qëndruar në Kosovë Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit Victoria Nuland, transmeton lajmi.net.

Lajme

09/08/2016 19:04

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë edhe një herë thirrje, që ai e quan vëllazërore, deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Kam edhe një thirrje, krejt vëllazërore, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie politike e partiake, përpara votimit në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar Haradinaj, derisa ka shpërndarë edhe një vide që e kishte publikuar në ditën kur ka qëndruar në Kosovë Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit Victoria Nuland, transmeton lajmi.net.

Aty ai bën thirrje që të deputetë të votojnë kundër demarkacionit.

Demarkacioni prite të diskutohet të enjten në Kuvend kur edhe pritet të votohet.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike. Votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin. Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin” ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/