Thierry Henry, trajner i skuadrës së madhe angleze?

Thierry Henry mund të largohet nga roli i asistentit të trajnerit të Kombëtarja e Belgjikës.

Sport

04/10/2018 08:47

Ish sulmuesi i Arsenalit, mund të rikthehet në futbollin anglez, tani në detyrën e trajnerit.

‘Mirror’ raporton se Thierry Henry dëshiron të marrë drejtimin e Aston Villas, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra e Aston Villas ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Steve Bruce një ditë më parë.

Një tjetër emër pretendent për të marrë drejtimin e Aston Villas, është edhe John Terry, që aktualisht është lojtar në këtë skuadër./Lajmi.net/