Thiago sulmon Mourinhon

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka kritikuar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, për deklaratat e tij para duelit në Stamford Bridge.

Sport

12/03/2015 11:42

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka kritikuar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho, pas eliminimit të Blues nga Liga e Kampionëve.

“Nuk ishte hakmarrje, por Chelsea gaboi që nuk na shfaqi respektin që e merituam, Mourinho në veçanti”, deklaroi Thiago për “RMC”.

“Ai tha se ishte i lumtur që do të luajë me PSG-n sepse është më afër Londrës dhe se do të ishte lehtë që të udhëtojnë tifozët”, shtoi ai.

“Por, nuk mendoj se kjo ishte arsyeja pse ai ishte i lumtur me shortin. Ai e tha për shkak se na kishin mposhtur në edicionin e kaluar”, theksoi braziliani.