Thiago Silva: Milan – Inter, ja kush fiton

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka bërë parashikimin e tij para derbit të qytetit mes Milanit dhe Interit.

Sport

12/09/2015 12:38

Ish mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka bërë parashikimin e tij para derbit të qytetit kundër Interit, të dielën.

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain pret një duel të vëeshtirë në Giuseppe Meazza.

“Është një prej atyre ndeshjeve ku fiton skuadra e cila i shfrytëzon më mirë rastet, por unë jam Milanist dhe besoj se Milan mund të fitojë”, deklaroi ai për “Sky Sport”.

“Por, Inter është i fortë, do të jetë një derbi shumë i vështirë.  Kjo ndeshje nuk ëhstë vendimtare, por e rëndësishme për të dyja skuadrat”, u shpreh Silva.