Thiago Silva krenohet që luan me Ibrahimovicin

Thiago Silva e ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin. Qendërmbrojtësi i Paris Saint germainit ka folur për bashkëlojtarin e tij, për të cilin ka vetëm mendime pozitive. Madje, përfaqësuesi brazilian shpreson të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur me futbollistin suedez me prejardhje boshnjake. “Ibra më impresionon çdo ditë, në çdo stërvitje, në çdo…

Sport

04/03/2014 20:30

Thiago Silva e ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin. Qendërmbrojtësi i Paris Saint germainit ka folur për bashkëlojtarin e tij, për të cilin ka vetëm mendime pozitive.

Madje, përfaqësuesi brazilian shpreson të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur me futbollistin suedez me prejardhje boshnjake.

“Ibra më impresionon çdo ditë, në çdo stërvitje, në çdo ndeshje. Kur nuk jemi në një natë të mirë, ai bën diçka me këmbët e tij magjike”, deklaroi ish futbollisti i Milanit për Telefoot.

“Mendoj se është njëri prej futbollistëve më të mirë me të cilat kam luajtur ndonjëherë. Shpresoj që të mund të luajmë së bashku edhe pesë vjet, pesë vjet të mbushur me fitore”, përfundoi Thiago Silva.

Të dy futbollistët kishin luajtur së bashku edhe tek Rossonerët, ndërsa së bashku iu bashkuan klubit nga kryeqyteti francez.