Thiago Silva e ka një mesazh për tifozët e Milanit

Silva, gjithmonë mbështetës i Milanit.

Sport

13/08/2018 15:39

Thiago Silva e ka në zemër Milanin.

Braziliani deklaroi që kuqezinjtë mund të kthehen, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai tha fjalë të mëdha edhe për Gennaro Gattuson.

“Unë besoj në këtë Milan. Milani mund të rikthehet, Gatuzo është shumë trajneri i mirë. Unë do i përkrah nga larg. Tani jam në Paris dhe ndihem i lumtur, kam një kontratë dhe shpresoj që ta mbyll këtu karrierën time”, deklaroi Silva.

“Bufon? Ai është i mrekullueshëm, ai ende dëshiron që të fitojë tituj dhe ai do të bëjë gjëra të mëdha me ne. Tashmë është një lider, jam shumë i lumtur që po luaj me një lojtar si ai”, shtoi ai. /Lajmi.net/