Thiago Silva e do Milanin

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka konfirmuar dashurinë e tij për Milanin dhe ka bërë të ditur se planifikon rikthimin në San Siro, njësoj si Leite Kaka.

Sport

17/05/2014 16:42

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka bërë disa deklarata dashurie në drejtim të ish skuadrës së tij Milan, dhe ka thënë se dëshiron të rikthehet në San Siro.

Ylli brazilian ishte anëtar i Rossonerëve gjatë periudhës 2009-2012, para transferimit në Parc des Princes.

Por, ai ka deklaruar se shpreson të rikthehet në klub, njësoj sikurse Leite Kaka i cili braktisi Real Madridin duke iu ribashkuar Milanit, në verën e vitit të kaluar.

“Tifozëve të Milanit ua dërgoj një puthje të madhe, shpresoj të takohemi së shpejti”, deklaroi Silva gjatë një interviste për Sky Sport.

“Do të jetë shumë e vështirë të rikthehem menjëherë, por shpresoj ta bëj pas një kohe, njësoj sikur Kaka, i cili ka realizuar një tregim të bukur, duke i rikthyer, për të mirën e të gjithëve”, u shpreh ai.