Thiago Silva e dëshiron Ronaldon te PSG

Kapiteni i Paris Saint Germain, Thiago Silva, do të tentojë ta bindë Cristiano Ronaldon që të kalojë në PSG.

Sport

01/11/2015 14:44

Cristiano Ronaldo po lidhet me një largim nga Real Madridi, ndërsa njëri nga destinacionet për të cilat spekulohet se ai mund të kalojë, është edhe kampioni i Francës PSG.

Mbrojtësi i ekipit francez, Thiago Silva, është duke tentuar që ta bind Ronaldon t’i bashkohet PSG-së verën e ardhshme, shkruan L’Equipe.

Përveç Parisit për portugezin interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Manchester United