Thiago: PSG e do Pogban

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka pranuar se klubi francez është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sport

24/03/2015 20:15

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka bërë të ditur se klubi francez është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Ylli i Bianconerëve tashmë një kohë të gjatë përmendet si objektiv i kampionit nga Ligue 1.

Dhe, Thiago ka konfirmuar interesimin e PSG-s për Pogban.

“Për Francën dhe për mbarë futbollin evropian, Pogba është një djalosh i artë”, deklaroi Thiago për mediat spanjolle.

“E gjithë Evropa është e interesuar për të, sidomos PSG”, u shpreh ai.