Thiago Motta: Juventus – Real Madrid, ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Thiago Motta ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Sport

12/05/2017 11:51

Thiago Motta favorizon Juventusin ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ia jap Juventusit një 60 për qind të mundësisë së fitores. Sepse në finale është shumë me rëndësi të jesh një skuadër solide që merr pak gola”, ka deklaruar Motta.

“Për realin do të jetë shume me rëndësi përzgjedhja që përfshin Balen ose Iscon: Spanjolli i jep më shumë ekuilibër. Për Juventusin, ta mbajë forcën në mbrojtje dhe sulm, do të thotë aty ku ka peshë më shumë”,  ka theksuar ai.

“Lojtari vendimtar? Higuaini për ta mbajtur topin dhe për të shënuar, natyrisht. Nëse do të jetë dita e tij, Juventusi ka shumë mundësi ta ngrejë kupën e Championsit”, ka përfunduar Motta. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6