Thiago inspirohet nga Ronaldinho

Mesfushori Thiago Alcantara ka bërë të ditur se objektivi i tij është të bëhet futbollisti më i mirë në botë, njësoj sikurse idhulli i tij i fëmijërisë, Ronaldinho. Reprezentuesi spanjoll ka filluar të arsyetoj vlerën e tij te gjiganti bavarez pas transferimit në klub nga Barcelona gjatë verës për rreth 25 milionë euro. Humbja e…

Sport

14/12/2013 09:48

Mesfushori Thiago Alcantara ka bërë të ditur se objektivi i tij është të bëhet futbollisti më i mirë në botë, njësoj sikurse idhulli i tij i fëmijërisë, Ronaldinho.

Reprezentuesi spanjoll ka filluar të arsyetoj vlerën e tij te gjiganti bavarez pas transferimit në klub nga Barcelona gjatë verës për rreth 25 milionë euro.

Humbja e befasishme në mesjavë nga Manchester City nuk e zbehu dominimin e Bayern Munichut deri më tani gjatë këtij sezoni në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.

Skuadra do të udhëtojë në Marok për Kampionatin botëror për klube, garë në të cilën Thiago shpreson të takohet me ish fituesin e Topit të Artë, yllin e Atletico Mineiros, Ronaldinho. “Ai ishte idhulli im në fëmijëri”, deklaroi 22-vjeçari gjatë një interviste për Bild.

“E kam admiruar, ende e admiroj. Do të ishte speciale të luaj kundër tij. Ai ishte dhe mbetet një showman. Për mua, futbolli është argëtim. Më pëlqen ta fitoj topin, të bëj një pasim të mirë dhe të jem më i miri. Nuk ka hapësirë për frikë”, u shpreh ai.