Thiago Alcantara ‘prish’ festën e Bayern Munichut

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes tha se lëndimi i Thiago Alcantaras është shumë serioz.

Sport

23/11/2017 09:21

Trajneri i skuadrës gjermane, Jupp Heynckes tha se lëndimi i Thiagos është shumë serioz, ndërsa nuk e di ende për atë të Arjen Robben.

“Nuk jemi në disponim të mirë, sepse Thiago është lënduar dhe ende nuk e dimë për Robben”, tha fillimisht Heynckes për Sport 1.

Bayern Munich fitoi 2:1 ndaj Anderlechtit por lëndimet kanë prishur festën e gjigantit bavarez. /Lajmi.net/