Thethi, mrekullia natyrore mes bjeshkëve, çdo ditë i vizitueshëm

Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Lajme

21/07/2017 14:14

 

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Një bukuri natyrore të veçantë të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujevara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojes, krijojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit te Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

Ky vend piktoresk vizitohet pothuajse çdo ditë nga turiste vendas e të huaj. Thethi mund të quhet: -Turizëm në çdo Stinë.