Therrje me thikë në Podujevë, arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona në Podujevë pas një mosmarrëveshje që rezultoi në therrje me thikë.

Lajme

13/12/2018 10:24

Në rast ishin të përfshirë katër persona 2 prej të cilëve ende nuk janë arrestuar, shkruan lajmi.net

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/