Thërret për dalje në zgjedhje

Patriarku serb Irinej ka deklaruar se mosdalja e serbëve të Kosovës në zgjedhje do të ishte tragjike për ato rajone të banuara me shumicë serbe.

Lajme

14/10/2013 12:25

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe ka deklaruar sot nga Patriarkana e Pejës se serbët në Kosovë do të duhet të dalin në zgjedhjet lokale dhe të zgjedhin njerëzit më të mirë për t’i qeverisur ata.

“Duhet që serbët të dalin në zgjedhje në rajonet ku ata përbëjnë shumicën, në mënyrë që të mos i lënë përfaqësuesit e shqiptarëve të marrin pushtetin. Kështu do të mund ta ruajnë qeverisjen e tyre”, ka thënë Irinej.

“Nëse serbët do të kenë mundësi të zgjedhin, atëherë le të votojnë për më të mirin në mesin e tyre”.

Irinej ka thënë se në Kishën Ortodokse Serbe nuk është diskutuar në mënyrë të veçantë për daljen e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, por ai ka thënë se është duke folur në emër të kishës.

Patriarku serb ka marrë pjesë sot në një liturgji në Patrirakën e Pejsës me rastin e një feste ortodokse.