Therret një femër në galerinë e arteve ‘Art Basel’ – të pranishmit mendojnë se është art (FOTO)

Një gjë e çuditshme ka ndodhur në galerinë e njohur të artit në Miami.

Bota

05/12/2015 17:19

Një femër është therrë me thikë në Art Basel – galerinë e famshme botërore të artit në Miami, e ndjekur nga të famshëm si e Kylie Jenner, Lenny Kravitz dhe Leonardo DiCaprio – dhe të pranishmit menduan se ishte pjesë e aktit.

Sipas departamentit të Policisë në Miami Beach, një grindje shpërtheu pranë një ekspozitë nga artisti Naomi Fisher dhe një femër u godit me thikë në qafë dhe në krahë, transmeton lajmi.net.

Raportet thonë se një dëshmitar mendonte se gjaku ishte pjesë e një performance të një akti artistik. Edhe pasi policët erdhën, disa mendonin se edhe policia ishte pjesë e shfaqjes.

Policët thonë se femra që ka kryer krimin është arrestuar dhe viktima është trajtuar për lëndime jo-kërcënuese për jetën./lajmi.net

1205-stab-victum-miami-herald-instagram-01 A police officer handcuffs the suspect in the stabbing of a woman at Art Basel, inside the Miami Beach Convention Center.Rescue workers remove a stabbing victim from Art Basel, inside the Miami Beach Convention Center.A stabbing victim receives first-aid at a gallery inside the Art Basel event at the Miami Beach Convention Center.