Thërret babain në telefon, por dëgjoni dialogun qesharak që zhvillojnë (Video)

Pamjet e shfaqura në këtë video të postuar pak më poshtë do t’ju bëjnë vërtet për vete dhe do t'ju shkrijnë së qeshuri.

Fun

12/10/2016 11:35

Një fëmijë i cili ende nuk ka mësuar të flasë mirë, vendos të marrë të atin në telefon dhe të zhvillojë një dialog me të.

Mjaft të ëmbla vijnë të qeshurat që portretizojnë vogëlushin, ndërsa në anën tjetër përpiqet të bisedojë me babain e tij.

Herë pas here ai shfaqet edhe serioz duke dëgjuar të atin deri në fund dhe që përpiqet të bluajë në mendjen e vet argumentin që do t’i japë.

Kuptohet që vogëlushi i ka dhënë çdo përgjigje të atit për çfarë ai e ka pyetur apo kanë diskutuar të dy, por gjithmonë që kjo është bërë sipas gjuhës së tij.