Therren dy nxënës në Kamenicë

Një përleshje që ka ndodhur në shkollën \"Andrea Durrsaku\" në Kamenicë kanë lënë të lënduar dy nxënës, të cilët si pasojë e përdorimit të thikës kanë marr lëndime në shpinë dhe në dorë. Dy nxënës ende po kërkohen nga Policia.

Lajme

25/03/2014 19:33

Kamerat e sigurisë, kanë dëshmuar se dy nxënës të shkollës “Andrea Durrsaku” të Kamenicës ishin rrahur me katër nxënës të gjimnazit Ismail Qemajli që ishin sjell në shkollën “Zenel Hajdini” të Gjilanit për shkak të telasheve disiplinore.

Dy nxënësit e parë  u therën me thika dhe u dërguan në spital.

Drejtuesit e shkollës teknike nuk e dinë pse ndodhi ky incident.

“Arsyen pse ka ndodhur rastin nuk e kemi të njohur, por mesa e di pas transferimit të nxënsve këtu si pasojë e masës disiplinore që kanë marr ata”, tha drejtori i shkollës Andrea Durrsaku për Klan Kosova.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani thotë se dy nxënësit kanë marr lëndime në shpinë dhe në dorë.

“Nga hetimet e para të policisë  dihet se dy prej tyre janë lënduar si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta, që besohet të jetë thikë. Njëri është i lënduar në regjionin e dorës ndërsa tjetri në shpinë”.

Dy nga nxënësit e gjimnazit janë në ndalim prej 48 orësh në polici. Dy të tjerët që ishin bashkë me ta janë në kërkim, raporton Klan Kosova.