Theret me thikë një i mitur në Prizren

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke luajtur me të dyshuarin ishte therur nga ai me thikë në dorë.

Lajme

18/10/2018 10:00

Si pasojë viktima kishte marrë lëndime trupore i cili më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Dy palët e përfshira në rast janë të mitur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/