Theresa May viziton në spital të plagosurit e sulmit në Londër

Kryeministrja britanike, Theresa May ka bërë një vizitë private në spitalin e Westminister personave të cilët janë plagosur gjatë sulmit terrorist që ndodhi dje në Londër.

Lajme

23/03/2017 17:53

Ajo kaloi rreth 40 minuta duke biseduar me të plagosurit dhe falënderoi stafin për punën e tyre.

Nuk ka detaje tjera për vizitën pasi thuhet se ishte një “vizitë private”, transmeton Klan Kosova.