Theresa May mbledh urgjent qeverinë, pritet vendimi për Sirinë

Kryeministrja britanike Theresa May ka thirrur ministrat në një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar përgjigjen e Britanisë së Madhe ndaj sulmit të dyshuar të armëve kimike në Siri.

Bota

12/04/2018 17:10

Ministrat pritet të mbështesin thirrjen e saj për t’u bashkuar me aksionet ushtarake të paralajmëruara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Burimet thonë se kryeministrja është e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Asadit pa kërkuar pëlqimin parlamentar.

Por ka pasur thirrje nga partitë e opozitës dhe disa deputetë që të marrë një miratim paraprakisht.

Udhëheqësi i opozitës Jeremy Corbyn tha se “më shumë bombardime, më shumë vrasje, më shumë luftë nuk do të shpëtojnë jetën, do të marrë më shumë jetë”.

Zonja May ka thënë se “të gjitha indikacionet” janë se regjimi sirian i presidentit Bashar al-Assad, i cili mohon sulmin kimik, ishte përgjegjës për sulmin e dyshuar në qytetin e Doumës, që më parë kontrollohej nga rebelët.

Nëse kabineti miraton përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar, kjo do t’i hapte rrugën forcave britanike për t’u bashkuar në një operacion kundër objektivave sirianë që Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar.

Corbyn kritikoi retorikën e presidentit amerikan duke thënë: “Unë mendoj se e gjithë bota duhet të shqetësohet me këtë lloj reagimi të menjëhershëm “.

Në një postim të mëvonshëm të enjten, presidenti amerikan tha se një sulm ndaj Sirisë “mund të jetë shumë shpejt ose jo kaq shpejt “.