Theresa May cakton muajin janar për votimin e deputetëve për Brexit

Deputetët do të votojnë për marrëveshjen e Brexit të Britanisë së Madhë më 14 janar, ka thënë Theresa May në parlament.

Bota

17/12/2018 18:26

Votimi i cili ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, është shtyrë pas mocionit të mosbesimit që u bë ndaj kryeministres së Britanisë, Theresa May, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn tha se May kishte “çuar vendin në një krizë kombëtare” dhe se ajo nuk kishte mbështetjen e kabinetit.