Thëniet më të famshme të Che Guevares

Revolucionari socialist nga Amerika Latine, Ernesto Guevara, është një ndër figurat më të popullarizuara dhe kontroverse në historinë e njerëzimit. Guevara për disa është hero, për disa të tjerë kriminel. Por, për një gjë nuk ka dilema, ai ka qenë njeri shumë i lexuar dhe me njohuri të thella, shkruan lajmi.net.

Fun

12/08/2015 22:07

Gjatë jetës studentore atij i pëlqente të udhëtonte shumë. Ndonëse me kushte mjaftë të vështira, gjatë studimeve ai shëtiti gati të gjithë shtetet e Amerikës Latine, deri në Florida.

Pas njohjes me Fidel Kastron, ai iu bashkëngjit grupit revolucionar për rrëzimin e Batistes në Kubë. Pas revolucionit të suksesshëm në Kubë, ai shkoi në Bolivi, ndërkaq ende nuk është krejtësisht e qartë mënyra e vdekjes së tij.

Nuk dihet nëse u vra nga kundërrevolucionarët latin, apo nga agjentet e CIA-s amerikane.

Gjatë jetës së tij si mjek, student, udhëtues dhe luftëtar, Guevara ka lënë disa thënie pas vetës.

Disa nga më kryesoret janë:

“Detyra e parë e një revolucionari është të jetë i arsimuar”

“Revolucioni nuk është mollë që bie kur të jetë pjekur. Ju duhet ta bëni atë që të bie”.

“Nëse humbas, kjo s’do të thotë se ishte e pamundur të fitoj”.

“Më mirë të vdesësh në këmbë, se sa të jetosh i gjunjëzuar”.

“Unë nuk jam çlirimtar. Çlirimtarët nuk ekzistojnë, ngaqë ata e çlirojnë vetëm vetën e tyre”.

“Nuk më intereson nëse vritem, përderisa dikush tjetër do të marrë armen time dhe do të vazhdoj të luftoj”.

“Para se gjithash, përpuquni çdo herë që të jeni në gjendje të ndjeni në thellësi çfarëdo padrejtësie, kundër kujtdo, kudo në botë”.

“Një revolucionar i vërtetë udhëhiqet nga ndjenjat e forta të dashurisë”.

“Një vend, njerëzit e të cilit nuk dinë shkrim leximin është I lehtë për t’u mashtruar”.

Ndërkaq, pak minuta para se të qëllohej dhe të humbte jetën, ai i tha kundërshtarit:

“Unë e di se jeni këtu për të më vrarë. Gjuaj, frikacak, ti vetëm do vrasësh një njëri”. (lajmi.net)