Themeluesi i WhatsApp: Nga jeta me ndihmë sociale në miliarder

Jam Koum u lind dhe u rrit në Ukrainë. Ai emigroi në vitet e 90’ta në SHBA, kur ishte adoleshent. Duke jetuar me ndihma sociale, telefonatat që i bënte në Ukrainë nuk mund t’i përballonte, sepse ishte shumë shtrenjtë. Eventualisht, ‘Skype’ e ndryshoi këtë, duke mundësuar që telefonatat jashtë vendit të bëhen me çmim shumë…

Auto & Tek

22/02/2014 13:27

Jam Koum u lind dhe u rrit në Ukrainë. Ai emigroi në vitet e 90’ta në SHBA, kur ishte adoleshent.

Duke jetuar me ndihma sociale, telefonatat që i bënte në Ukrainë nuk mund t’i përballonte, sepse ishte shumë shtrenjtë.

Eventualisht, ‘Skype’ e ndryshoi këtë, duke mundësuar që telefonatat jashtë vendit të bëhen me çmim shumë më të lirë.

Kuom, vendosi të bënte diçka të ngjashëm me mesazhet telefonike.

Koum, mezi e mbaroi shkollën e mesme në Kaliforni. Ai shkoi për të studiuar në ‘San Jose State University’, por më vonë i braktisi studimet. Ai filloi punën si inxhinier operativ në ‘Yahoo’.

Në vitin 2009 ai themeloi ‘WhatsApp’, një shërbim i cili i mblodhi 450 milionë përdorues në 4 vjet të funksionimit, dhe çdo ditë nga 1 milion njerëz bëhen përdorues të ‘WhatsApp’.

Pavarësisht se korri një sukses të madh, Kuom asnjëherë nuk ka dalë në qendër të vëmendjes. Ai nuk merr pjesë në paraqitje televizive dhe rrallë herë jep intervista.

Madje, as titulli i tij prestigjioz ‘CEO’ nuk është i shënuar në llogarinë e tij personale në Linkedln. Koum zotëron 45% të aksioneve të ‘WhatsApp’.

Në momentin që nënshkruhet kontrata e shitjes me ‘Facebook’, pasuria e tij do ta arrijë shifrën 7 miliardë dollarë.

Koum është krenar për prejardhjen e tij ukrainase. Ai së fundi bëri një ‘tweet’ ku u shpreh për situatën në Ukrainë.

“Duke u lutur për paqe dhe një zgjidhje të shpejtë të konfliktit #crisis #ukraine #freedom”.