Themeluesi i Facebook-ut bëhet baba për herë të dytë

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan presim një tjetër fëmijë, ka njoftuar të enjten themeluesi i Facebook-ut.

Auto & Tek

09/03/2017 20:09

Çifti po presin të sjellin në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së tyre Max që tashmë është një vjeçare.

“Pas vështirësive që kishim pas lindjes së Max-it ne nuk ishim të sigurt se a jemi gati edhe për një fëmijë tjetër. Kur Priscilla më dha lajmin se është  shtatzënë përsëri, e vetmja gjë që ne dëshironim është që fëmija të jetë i shëndetshëm, shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.