Themeluesi i degës së PDK’së në Klinë i bashkohet NISMA-s

Ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK’së, në Klinë, Nezir Gashi, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Lajme

16/05/2017 17:22

Në takimin që Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe kryetarin e degës së Nismës në Klinë, Naser Morina, tha se i bashkohet vizionit të NISMA’s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur.

Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike. Po ashtu NISMA është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Partitë politike sot obligohen që t’i deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Vendi detyrohet që të shkojë në këto zgjedhje pasi Nisma inicoi një mocion mosbesimi për Qeverinë, mocion ky i cili u votua edhe nga partneri i koalicionit PDK.