Themelohet Fraksion Plus, a po ndahet edhe Vetëvendosje?

Pakënaqësitë brenda subjektit politik e kanë prekur edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

19/05/2015 12:06

Edhe nga kjo parti, sikurse ka ndodhur te partitë tjera të mëdha në Kosovë, pritet të ketë ndarje, e pse jo edhe themelim të ndonjë subjekti të ri politik.

Portali Indeksonline ka mësuar se sot gjatë ditës do të zyrtarizohet fraksioni brenda Vetëvendosjes, ku do të përfshihen njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në këtë parti.

Në mesin e këtyre të pakënaqurve do të ketë figura të larta të Vetëvendosjes, duke përfshirë degë dhe nëndegë të qyteteve dhe fshatrave.

Në fillim do të quhet Fraksion Plus, ku do t’i thërrasin t’iu bashkuar njerëz të pakënaqur në Vetëvendosje, ndërsa më vonë do të shndërrohet në subjekt politik.