Thellohet sherri mes Besa Kokëdhimës dhe gazetarit Bledi Mane, ky i fundit përfundon në gjyq (Foto)

Dje nëpër medie qarkulloi një foto e gazetarit Koço Kokëdhima, babait të Besës i cili shihej i shoqëruar nga një vajzë, por që Bledi Mane pretendonte se ishte e dashura e tij.

ShowBiz

26/05/2017 22:26

Pasi kishte parë lajmin, Besa reagoi duke thënë se vajza në foto është motra e tij, duke e quajtur Bledin “llum”, shkruan lajmi.net.

Por, ka qenë përsëri gazetari Bledi Mane ai i cili ka “shpërthyer” me një varg fjalësh për Besën, duke e quajtur “Statujë silikoni”.

Pas gjithë kësaj reagoi Besa, duke i thënë atij “Shihemi në gjyq”.

Më poshtë është deklarata e Bledit drejtuar Besës:

  • “BESA KOKË(DHIMA) E KËMBË PREJ KAUÇUKU!
    -Klithmë lebetitëse për Besën e Koços pa besë e pa iman-
    E dashur Besa e trashur nga vithet dhe truri. Dje xhonglova disa nga mediat pertace te Tiranes. I xhonglova me fotot e nje personazhi grotesk si babai yt, Koço i rene nga vakti qe ka bere dever keto 3 dekadat e fundit dhe tashme po i vjen fundi. Por edhe ti re viktime e xhonglimit tim dhe serish po me perforcon idene se artificialisht je bere e famshme dhe kengetare dhe po artificialisht llogjikon me trurin tend te mbytur prej silikonit. Nuk jam xheloz pse je e madhja vajze e Koco dallaveraxhiut por ndjehem i trishtuar kur shfaqesh mediatikisht dhe publikisht duke u mbuluar nga gjurmet e krimeve te babait tend. Ti tashme je transormuar ne nje punishte plastike dhe pa kerkuar falje publike dhe pa shpaguar mekatet e familjes nuk ke per tu ndjere as e bukur dhe as e lumtur kurre. Evidencat e meposhtme ti zbulojne mekatet:
    1-Hunda artificiale 800 euro, rroga e 4 muajve qe babai yt nuk i ka dhene Sanies, sherbetores se shtepise tuaj.
    2-Mollzat e fryra 630 euro, rroga e 3 muajve qe babai yt nuk ia ka dhene ende Baftjarit, shoferit te familjes.
    3-Rrudhat e ballit 480 euro, rroga e 3 muajve qe babai yt nuk ia ka dhene Rudines, pastrueses se studiove te radios +2.
    4-Cicat me silikon 1200 euro, rrogat e 3 muajve te 2 inxhiniereve IT te kompanise Abissnet.
    5-Bythet me silikon 2800 euro, rrogat e 2 muajve te gazetareve te gazetes Shekulli…
    Pra e dashur Besë ti je koke e kembe nje statuje silikoni deformuar nga haku qe u detyroheni njerezve punetore. Do beje mire të ishe natyrale e te nxirrje prej cicave dhe bytheve silikonin e instaluar, ta shisje dhe leket tua kthenit punonjesve te babait tend qe rropaten cdo dite dhe kurre nuk shperblehen nga babait yt e nga vajzat plangprishese sic jeni ju te treja. Te pakten ata punonjes megjithese te paushqyer perseri duken te bukur e fisnike. Ju mbeteni te shemtuar prej mekateve permanente qe u shkaktoni te treteve dhe nese ke guxim pyete silikonin brenda teje nese ndjehet rrehat brenda bytheve te tua?” . /Lajmi.net/