Thellohet kriza e Romës, mposhtet nga Bologna

Roma assesi nuk po arrin të këndellet këtë sezon.

Sport

23/09/2018 16:58

Skuadra nga kryeqyteti italian, është mposhtur 2:0 në udhëtim te Bolgona në ‘Renato Dell Ara’ në kuadër të xhiros së pestë të Serie A.

Kjo është humbja  e dytë për Romën, pas asaj me Milanin, ku numëron edhe dy barazime me vetëm një fitore.

Golat e fitores për Bolognan erdhën në të dy pjesët.

Ishte fillimisht Mattiello që shënoi për 1:0 në minutën e 36’.

Në minutën e 59’’, Santander doli i vetëm para portierit të Romës, për të shënuar për 2:0./Lajmi.net/