‘The Wedding Tape’ filmi kosovar prekës e njëkohësisht komik

‘The Wedding Tape’ (Kaseta e Dasmës) është film i shkurtër që tregon jetën e një të riu që me çdo kusht do të shkojë në Gjermani e për këtë duhet të sakrifikojë familjen, të ardhurat dhe dashurinë.

ShowBiz

03/04/2014 20:10

Filmi ‘The Wedding Tape’ është filmi i parë i regjisorit të ri kosovar Ariel Shaban dhe është produksion i Arben Zharkut dhe DetailFilm.

Ndër aktorët kryesorë të filmit janë Astrit Kabashi, Yllka Gashi dhe Fatmir Spahiu. Filmi është i metrazhit të shkurtër me muzikë nga Dren Abazi dhe Zig Zzag Orkestra.

Filmi bën fjalë për Fisin dhe gjithçka që don ai është të dalë jashtë Kosovës.

Ai ka gjetur një nuse të rreme në Gjermani në mënyrë që aplikacioni për vizën e Gjermanisë të jetë më formal.

Por, një dokument kryesor po mungon, kaseta e dasmës, në mënyrë që ambasada ta besojë se ai me të vërtetë është i martuar.

Fisi ka tri ditë kohë që të organizojë një dasmë dhe inçizimet t’i çojë në ambasadë, që më pas të mund ta fillojë jëtën e re në Gjermani.

The Wedding Tape from DETAiLFILM on Vimeo.