The Telegraph: Kosova, ‘Brazili i Ballkanit’

Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve vazhdon të mbetet jehonë suksesi në mediet ndërkombëtare.

Sport

29/11/2018 11:51

‘Dardanët’ kanë shkruar historinë duke siguruar ‘Play Offin’ e Ligës së Kombeve, dhe këtë e kanë arritur vetëm në pjesëmarrjen e dytë në ciklin kualifikues.

Për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve kanë raportuar mediet më prestigjioze ndërkombëtare.

E fundit që e ka bërë këtë, është britanikja ‘The Telegraph’, që i referohet Kosovës si ‘Brazili Ballkanit’, përcjell ‘lajmi.net’.

Në këtë raportim të medies angleze për Kosovën, ceket historia e ‘Dardanëve’, krijimi i ekipit kombëtar, dhe suksesi i madh në Ligën e Komeve, ku kanë siguruar ‘Play Offin’, duke pasur mundësinë që të sigurojnë një vend që dërgon në Kampionatin Evropian në vitin 2020./Lajmi.net/