‘The Sun’ zbulon familjarin që i futi në sherr Rita Orën dhe Dua Lipën

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë qenë në të njëjtën shkollë, kanë miq të përbashkët dhe familjet e tyre janë me prejardhje nga Kosova.

ShowBiz

19/09/2018 17:02

Është më se normale të mendoni se ka solidaritet mes dy vajzave, në fakt mes tyre nuk ka fare ndjenja dashamirësie, ka shkruar The Sun përcjell lajmi net.

Në fakt, të brendshmit e famshëm thonë se palët janë të përfshirë në një grindje sekrete, që mbase për famë dhe arritjet e tyre.

Duket se çdo gjë ka nisur në fillimet e para të Dua-s për t’u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, ku motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t’i rrëmbente kurorën Ritës.

Kur u pyetën për marrëdhënien e saj me Ritën kohët e fundit, Dua me buzëqeshje tha diplomatikisht: “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin, dhe unë e njoh motrën e saj”.

Një burim i afërt me yllin i tha Sun Online: “Kjo është arsyeja pse kurrë nuk do t’i shihni ato së bashku, sepse motra e Ritës e injoroi Duan dhe që nga atëherë nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën”.

Duhet theksuar se të dy artistet janë tejet të suksesshme dhe kanë arritur majet e suksesit në karrierë. /Lajmi.net/