‘’The Sun’’ shkruan për bashkëshorten e Shkodran Mustafit

Shqiptari Shkodran Mustafi luan në mbrojte për Arsenalin.

ShowBiz

06/12/2018 09:25

Përveç angazhimit të Shkodran Mustafit në fushë edhe jeta e tij private ka qenë në fokusin e medieve të huaja dhe atyre shqiptare, shkruan lajmi.net.

Shkodrani i ka propozuar fejesë Vjose Kabas në kohën kur braktisi radhët e skuadrës së Valencias dhe për gruan e tij simpatike sot po shkruan ‘’The Sun’’.

Media në fjalë ka përmendur në fokus të veçantë pikërisht propozimin dhe thuhet se çifti kanë njohur njëri-tjetrin për më pak se një vit para se lojtari t’i propozonte martesë.

Ndër të tjera ata nuk kanë zgjedhur si yjet tjerë të futbollit që fotografitë e çastit më të lumtur të tyre në jetë t’i shesin për miliona euro.

Shkodrani dhe gruaja e tij janë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe jetojnë në Londër me dy fëmijët e tyre. Vlen të thesohet se mbrëmë shënoi një prej golave të barazimit të Arsenalit kundër Manchester Unitedit./Lajmi.net/